Sistemet inteligjente përmirësojnë vendimmarrjen në organizata.

Inteligjenca e Biznesit perfshin nje grup strategjish dhe zgjidhjesh qe duhen adresuar, ne nje menyre gjitheperfshirese, analiza globale, konsultime, dhe nevojat e vendim-marrjes te organizates. Aftesia per te mbledhur dhe analizuar te dhena te brendshme dhe te jashtme mund te percaktoje se sa mire nje organizate mund te gjeneroje njohuri dhe vlera.

Procodev ofron nje set te plote sherbimesh per Inteligjencen e Biznesit per te ndihmuar klientet te shfrytezojne te dhenave e strukturuara qe ndihmojne ne permiresimin e vendim-marrjes, menaxhimit financiar, pajtueshmerise me rregullat e ligjet dhe sherbimit ndaj klientit.

Set-i jone i strategjise se informacionit, magazinimit te te dhenave (data warehouse), data mining dhe sherbimet analitike te informacionit masin, analizojne dhe optimizojne performancen e biznesit pergjat gjithe ndermarrjes.

Në kohë reale

Me përditësimet e fundit, klientët e tane munden që të shikojnë tani të gjithë të dhënat e fundit nëpërmjet një paneli të vetëm. Grafikët Live tregojnë vizualizime dhe KPI nga të dhëna që janë në zyra dhe në cloud, duke dhënë një pamje të konsoliduar të gjithë biznesit pavarësisht nga vendndodhja e të dhënave. Ju mund të eksploroni të dhënat më thellë duke u thelluar në raporte, duke zbuluar skenare të reja, të cilat mund ti tërhiqni në grafikun fillestar për të monitoruar vazhdimisht performancën e tyre.

I thjeshtë

Fito orë të tëra nga puna e perditshme kur të zbuloni se si BI i Procodev ju mundëson të mblidhni lehtësisht, transformoni, pastroni, dhe tu jepni formë të dhenave tuaja. BI i Procodev mundëson këdo që të përfitojë nga aksesi direkt tek të dhënat, të strukturuara sipas nevojave të secilit.

Të dhëna më të mira

Procodev vazhdon të evolojë dhe Microsoft kryeson duke sjellë një gjeneratë të re të BI për organizatat. Me BI ne Procodev, një shërbim i bazuar në cloud, kompanitë kanë business intelligencepër secilin – nga profesionistët e IT, deri tek analistët e biznesit si dhe përdoruesit normalë.

Benefitet e BI

Vlera te pakrahasuara ekonomike
Kur çdo projekt nis me vizionin e fundit te te lidhurit e njerezve ne te gjitha kompjuterat, ne te gjitha mjetet levizese, softueret, trajnimi, mirembajtja dhe rritja e kostove rritet. Por projekti i Microsoft business intelligence ofron vlera te pakrahasuara ekonomike.
Nuk ka nevoje per trajnime 
Zgjidhjet Microsoft business intelligence ofron ne mjedise qe juve tashme punoni si Microsoft Office Excel, Office Outlook, dhe Office SharePoint Server 2007, keshtu qe nuk ka nevoje per kurse te gjata trajnimi nje-javore apo libra dhe manuale te komplikuara.
Permbush nevojat specifike 
Aplikimi Oracle BI  eshte nje platforme e inteligjences ne biznes e pershtatshme, me risi dhe kryesuese. Organizatat mund ta zbatojne shpejt, t’a ngrene sipas praktikave me te mira per te permbushur kerkesat specifike te organizatave.

Zgjidhjet Microsoft  Business Intelligence ofrohen ne nje mjedis familjar dhe te besueshem qe zgjidh nevojat e te organizatave te biznesit te te gjitha permasave ne te gjithe boten.

Informacion i besuar ne çdo menyre

Zgjidhjet IBM Business Intelligence ofrojne informacion te sigurte per nje version te vetem te se vertetes.Ju mund te merrni informacionin ne rrugen qe ju doni: raporte, analiza, llogari, ne forme skice.

Me shumë mbi BI në Procodev

Perdoruesit mund të:

  • Futen shpejt dhe të shikojne situatën menjeherë
  • Monitorojnë në kohë reale ato që i duhen më shumë, në një tabelë
  • Eksplorojnë dhe të përdorin bashkësi të dhënash të certifikuara për të gjetur përgjigje të menjëherëshme
  • Ndajnë raporte dhe grafikë me të tjerët
  • Jenë të lidhur kudo që ndodhen

Profesionistet e IT mund:

  • Të fokusohen asaj që duan me shumë – Të Dhënave, duke shpërndarë të dhëna cilësore dhe autoritare tek përdoruesit, analistët e biznesit dhe përpunuesit e të dhënave
  • Të plotësojnë nevojat në rritje të biznesit për të dhëna të përdorshme
  • Të harxhojne më pak kohë në mirëmbajtje infrastrukture apo zhvillime raportesh
  • Të fokusohen në rritjen e kerkesave për burime të dhënash në streaming dhe kohë reale
  • Të implementojnë qeverisjen e të dhënave dhe përcaktimin e niveleve të sigurisë për të dhënat në cloud si dhe ato të ruajtura lokalisht

Analisti i BI mund të:

  • Lidhet me të dhëna autoritative me lehtësi dhe konfidencë
  • Eksplorojë të dhënat vizualisht
  • Lundrojë me shpejtësi të dhënat e optimizuara për performancë
  • Bashkojë të dhënat që vijnë nga burime të ndryshme, të krijojë modele të dhënash si dhe raporte interaktive
  • Ndajë lehtësisht modele të dhënash dhe raportesh me përdoruesit fundorë